Jeremia Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Jeremia 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se një burrë e ndan gruan e tij dhe kjo ikën prej tij dhe bëhet gruaja e një burri tjetër, a do të kthehet vallë ai tek ajo? A nuk do të ishte ai vend shumë i përdhosur? Ti je kurvëruar me shumë dashnorë, por a do të dëshiroje të kthehesh tek unë?," thotë Zoti.

Jeremia 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ço sytë në drejtim të lartësive dhe shiko: ku nuk ke rënë në shtrat me ta? Ti je ulur pranë rrugëve për t’i pritur si një Arab në shkretëtirë, dhe ke ndotur vendin me kurvërimet e tua dhe me ligësitë e tua.

Jeremia 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj shirat u përmbajtën dhe shiu i fundit nuk ra. Por ti ke patur një ballë prostitute dhe nuk ke pranuar të kesh turp.

Jeremia 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk më ke thirrur bash tani: "Ati im, ti je miku i rinisë sime!

Jeremia 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A do të mbetet i zemëruar për gjithnjë? A do ta ruajë zemërimin deri në fund?". Ja, ti flet kështu, por ndërkohë ti po kryen të gjitha ligësitë që mundesh".

Jeremia 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti më tha në kohën e mbretit Josia: "E pe atë që Izraeli rebel ka bërë? Ka shkuar mbi çdo mal të lartë dhe nën çdo dru të gjelbër dhe aty është kurvëruar.

Jeremia 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë thoja: "Mbasi t’i ketë bërë tërë këto gjëra do të kthehet tek unë". Por nuk u kthye; dhe motra e vet e pabesë Juda e pa.

Jeremia 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe megjithëse unë kisha ndarë Izraelin rebel për shkak të të gjitha shkeljeve të tij dhe i kisha dhënë letrën e ndarjes, pashë që motra e vet e pabesë Juda nuk pati fare frikë, por shkoi edhe ajo të kurvërohet.

Jeremia 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu me zhurmën e kurvërimeve të veta e ndoti vendin dhe shkeli kurorën me gurin dhe me drurin.

Jeremia 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndonëse ndodhën tërë këto, motra e vet e pabesë Juda nuk u kthye tek unë me gjithë zemrën e saj, por me simulime," thotë Zoti.

Jeremia 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti më tha: "Izraeli rebel u tregua më i drejtë se e pabesa Judë.

Jeremia 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shko dhe shpalli këto fjalë në drejtim të veriut, duke thënë: "Kthehu, o Izrael rebel,"" thotë Zoti, "nuk do ta hedh zemërimin tim mbi ju, sepse jam i mëshirshëm," thotë Zoti, "dhe nuk mbetem i zemëruar për gjithnjë.

Jeremia 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vetëm prano paudhësinë tënde, sepse je rebeluar kundër Zotit, Perëndisë tënd; ua ke shkapërderdhur favoret e tua të huajve poshtë çdo druri të gjelbëruar dhe nuk ke dëgjuar zërin tim," thotë Zoti.

Jeremia 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kthehuni, o bij të përdalë," thotë Zoti, "sepse unë kam pushtet mbi ju. Do t’ju marr një në çdo qytet dhe dy nga çdo familje dhe do t’ju çoj përsëri në Sion.

Jeremia 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’ju jap pastaj barinj sipas zemrës sime, që do t’ju kullosin me dije dhe dituri.

Jeremia 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ka për të ndodhur që kur të shumoheni dhe do të jeni pjellorë në vend, në ato ditë," thotë Zoti, "nuk do të thuhet më: "Arka e besëlidhjes të Zotit". Nuk do t’ju shkojë më ndër mend, nuk do ta kujtojnë më, nuk do të shkojnë ta shikojnë më, nuk do të bëhet një tjetër.

Jeremia 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jeruzalemi do të quhet "Froni i Zotit"; tërë kombet do të mblidhen pranë tij në emër të Zotit, në Jeruzalem, dhe nuk do të ecin më sipas kryeneçësisë së zemrës së tyre të keqe.

Jeremia 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ato ditë shtëpia e Judës do të ecë me shtëpinë e Izraelit dhe së bashku do të vijnë nga vendi i veriut në vendin që u dhashë si trashëgimi etërve tuaj.

Jeremia 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë thoja: "Me çfarë dëshire do të të vendosja midis bijve të mi dhe do të të jepja një vend të mrekullueshëm, një trashëgimi të shkëlqyer midis gjithë kombeve!". Thoja: "Ti do të më quash: Ati im!, dhe nuk do të largohesh më nga unë".

Jeremia 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ashtu si një grua nuk është besnike ndaj burrit të saj, kështu ju keni qenë jobesnikë ndaj meje, o shtëpia e Izraelit," thotë Zoti.

Jeremia 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një zë dëgjohet në lartësitë; të qarat dhe lutjet e bijve të Izraelit, sepse kanë prishur rrugën e tyre dhe kanë harruar Zotin, Perëndinë e tyre.

Jeremia 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kthehuni, o bij të përdalë, unë do të shëroj rebelimet tuaja". "Ja, ne po vijmë te ti, sepse ti je Zoti, Perëndia ynë.

Jeremia 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me siguri ndihma që pritet nga kodrat e nga numri i madh i maleve është e kotë; me siguri shpëtimi i Izraelit qëndron te Zoti, Perëndia ynë.

Jeremia 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo gjë e neveritshme ka përpirë frytin e mundit të etërve tanë qysh prej rinisë sonë, delet dhe qetë e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre.

Jeremia 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le të biem në shtrat me turpin tonë dhe le të na mbulojë poshtërsia jonë, sepse kemi mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tonë, ne dhe etërit tanë qysh prej rinisë sonë e deri në këtë ditë, dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë".
Previous Chapter
« Jeremia 2 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 4 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 3 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 3 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 3 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 3 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 3 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 3 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 3 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 3 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 3 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 3 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 3 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 3 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 3 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 3 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 3 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 3 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 3 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 3 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 3 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 3 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters