Ligji i Përtërirë Chapter 8 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kini kujdes të zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet që po ju jap sot, me qëllim që të jetoni, të shumëzoheni dhe të pushtoni vendin që Zoti u betua t’u japë etërve tuaj.

Ligji i Përtërirë 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këtë dyzetë vjet në shkretëtirë që ti të ulësh kokën dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe në se do të respektoje apo jo urdhërimet e tij.

Ligji i Përtërirë 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pra, ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me manna që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s’e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.

Ligji i Përtërirë 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Petkat e tua nuk të janë konsumuar mbi trup dhe këmba jote nuk është enjtur gjatë këtyre dyzet viteve.

Ligji i Përtërirë 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prano, pra, në zemrën tënde se, ashtu si njeriu korigjon birin e vet, ashtu Zoti Perëndia, yt, të korigjon ty.

Ligji i Përtërirë 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj zbato urdhërimet e Perëndisë, të Zotit tënd, duke ecur në rrugët e tij dhe duke ia pasur frikën;

Ligji i Përtërirë 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse, Zoti Perëndia yt, po të bën të hysh në një vend të mirë, një vend me rrjedha uji e me burime që dalin nga luginat dhe nga malet;

Ligji i Përtërirë 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
një vend me grurë dhe elb, me vreshta, me fiq dhe shegë, një vend me ullinj që japin vaj dhe me mjaltë;

Ligji i Përtërirë 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
një vend ku do të hash bukë sa të duash, ku nuk do të të mungojë kurrgjë; një vend ku gurët janë hekur dhe ku do të rrëmosh bakër nga malet.

Ligji i Përtërirë 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të hash, pra, dhe do të ngopesh, dhe do të bekosh, Zotin Perëndinë tënd, për shkak të vendit të bukur që të ka dhënë.

Ligji i Përtërirë 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ruhu mirë të mos harrosh Zotin, Perëndinë tënd, duke shtuar për të mos zbatuar urdhërimet e tij, dekretet e tij, statutet e tij që sot do të japë;

Ligji i Përtërirë 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
e të mos ndodhë që, pasi të kesh ngrënë deri sa të ngopesh dhe të kesh ndërtuar dhe banuar shtëpi të bukura,

Ligji i Përtërirë 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët të shtohet, argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua,

Ligji i Përtërirë 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
zemra jote të lartohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë;

Ligji i Përtërirë 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të ka sjellë nëpër këtë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme, vend gjarprinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë; që nxori ujë për ty nga shkëmbijtë shumë të fortë;

Ligji i Përtërirë 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.

Ligji i Përtërirë 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ruhu, pra, të thuash në zemrën tënde: "Forca ime dhe fuqia e dorës sime m’i kanë siguruar këto pasuri".

Ligji i Përtërirë 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri, për të ruajtur besëlidhjen për të cilën Ai iu betua etërve të tu, ashtu siç është në fuqi sot.

Ligji i Përtërirë 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se ti harron Zotin, Perëndinë tënd, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t’u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, unë sot shpall solemnisht para jush se do të vdisni me siguri.

Ligji i Përtërirë 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vdisni si kombet që Zoti zhduk para jush, sepse nuk e keni dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tuaj".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 8 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 8 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 8 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 8 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 8 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 8 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਸਤਸਨਾ 8 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
अनुवाद 8 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 8 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 8 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 8 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 8 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 8 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 8 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 8 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 8 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 8 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 8 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters