1 Gjonit Chapter 2 ALB Bible Verse Images

1 Gjonit 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Gjonit 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Gjonit 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.

1 Gjonit 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.

1 Gjonit 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij.

1 Gjonit 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që thotë: “Unë e kam njohur atë,” dhe nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.

1 Gjonit 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kush e zbaton fjalën e tij, në të me të vërtetë dashuria e Perëndisë është përsosur. Nga kjo e njohim se jemi në të.

1 Gjonit 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë edhe vetë sikurse ka ecur ai.

1 Gjonit 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vëllezër, nuk ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, që e kishit nga fillimi: urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat nga fillimi.

1 Gjonit 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E megjithatë po ju shkruaj një urdhërim të ri, që është i vërtetë në të dhe në ju, sepse errësira po shkon dhe tashmë po ndrit drita e vërtetë.

1 Gjonit 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë.

1 Gjonit 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që e do vëllanë e vet qëndron në dritë dhe nuk ka asgjë në të që e bënë të bjerë.

1 Gjonit 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai që urren vëllanë e vet është në errësirë, ecën në errësirë dhe nuk di ku shkon, sepse errësira ia ka verbuar sytë.

1 Gjonit 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Djema, ju shkruaj sepse mëkatet ju janë falur nëpërmjet emrit të tij.

1 Gjonit 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Etër, ju shkruaj sepse ju e keni njohur atë që është që nga fillimi. Të rinj, ju shkruaj sepse e mundët të ligun. Djema, po ju shkruaj sepse e keni njohur Atin.

1 Gjonit 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Etër, ju kam shkruar sepse e keni njohur atë që është nga fillimi. Të rinj, ju kam shkruar sepse jeni të fortë dhe fjala e Perëndisë qëndron në ju dhe sepse e mundët të ligun.

1 Gjonit 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të,

1 Gjonit 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.

1 Gjonit 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.

1 Gjonit 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë; prej nga e dimë se është ora e fundit.

1 Gjonit 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët, sepse, po të ishin nga tanët, do të kishin qëndruar me ne; por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë nga tanët.

1 Gjonit 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe i dini çdo gjë.

1 Gjonit 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk ju shkrova juve sepse nuk e njihni të vërtetën, por sepse ju e njihni dhe sepse asnjë gënjeshtër nuk del nga e vërteta.

1 Gjonit 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezus është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin.

1 Gjonit 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që mohon Birin, s’ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.

1 Gjonit 2:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo që ju, pra, dëgjuat nga fillimi le të qëndrojë në ju; në qoftë se ajo që dëgjuat nga fillimi qëndron në ju, edhe ju do të qëndroni në Birin dhe në Atin.

1 Gjonit 2:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ky është premtimi që ai na bëri: jeta e përjetshme.

1 Gjonit 2:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju shkrova këto gjëra për ata që kërkojnë t’ju gënjejnë.

1 Gjonit 2:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, sa për ju, vajosja që keni marrë prej tij qëndron në ju dhe nuk keni nevojë që ndokush t’ju mësojë; por, duke qenë se vajosja e tij ju mëson çdo gjë dhe është e vërtetë e nuk është gënjeshtër, qëndroni në të ashtu sikurse ju mësoi.

1 Gjonit 2:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe tani, djema, qëndroni në të që, kur të shfaqet ai, ne të mund të kemi besim, dhe në ardhjen e tij të mos turpërohemi para Tij.

1 Gjonit 2:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se e dini se ai është i drejtë, ta dini se kushdo që praktikon drejtësinë ka lindur prej tij.
Previous Chapter
« 1 Gjonit 1 (ALB)
Next Chapter
1 Gjonit 3 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 John 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 John 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 John 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 John 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 John 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Jean 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Johannes 2 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 योहान 2 (MARIRV) »
Portuguese Bible (BSL)
1 João 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Giăng 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Juan 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Giovanni 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 一 书 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 一 書 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Johannesbrevet 2 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Иоанна 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 Івана 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 János 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Йоаново 2 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Johannes 2 (NORSK) »

1 Gjonit (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters